SHKODRAONLINE1.UCOZ.CO.UK MIRSEVINI !!!
Thursday, 2024-11-21, 6:29 AM
Site menu
ora aktuale
Calendar
«  November 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
web worth
weather shkoder
antar ne linje
Online Users
moti live
termetet e fundit
ora news



Perberesit

- peshk te zier vetem tul 500g,
- veze 3 kokrra,
- miell 3 luge,
- pak hudhra,
- majdanoz 1 tufe,
- vaj per skuqje 3/4 e filxhanit te cajit,
- kripe e piper.

Pergatitja

Pastrohet peshku i zier ose i skuqur nga cipat dhe halat. Ngrohet ne nje ene me shum pak uje dhe kripe ne se ka nevoj dhe mbasi te kulloje mire pritet ne copa te vogla dhe kalohet ne makinen e mishit qe te behet kima. Thyejme vezet duke i ndare te bardhat nga te verdhat. Kerto te fundit rrihen ne nje ene porcelani me telin e kuzhines. Shtohet mielli, hudhrat e grira shume holle, majdanozi, kripa e piperi dhe trazohen mire.
Rrihen te bardhat e vezeve fort qe te behen te qendrueshme (marenge) dhe shtohen ne masne e mesiperme duke e trazuar. Vihet ne zjarr tigani me vaj dhe pasi te jete nxehur skuqen qoftet e peshkut si qoftet e mishit. Shoqerohen me sallata te stines. Ikub


Perberesit:

- 4 luge vaj ulliri
- 1 qepe , 1 karot , 1 kercell selino te grira holle
- 2 thelpinje hudher te grire holle
- 1 luge spec djeges i grimcuar
- 120 gr pershut e prere ne kube
- 1 kg.kofshe ose shpatull qengji ne copa
- kripe e piper i zi sipas deshires
- 150 ml.vere e bardhe
- 1/2 kg. domate te pjekura te qeruara dhe te prera ne copa

Pergatitja:

Ne nje tenxhere te madhe , ose me mire vorbe balte nxehni vajin dhe skuqni qepen , karoten kercellin e selinos , hudhren ,majdanozin , specin dhe pershuten , ne zajrr te plote .Kur qepa dhe proshuta te kene marre ngjyre hidhni edhe mishin dhe lereni ne zjarr per 7-8 min.duke e perzier vazhdimisht .Hidhni kripe e piper , shtojini veren dhe kur te avulloje , shtojini edhe domatet. Verini kapakun dhe lerini te ziejne ne zjarr te avashte per 1 ore duke hedhur pak uje te nxehte . Sherbehet e nxehte!

Përbërësit:

* 1 kg mish qengji,
* 1 kg kos të trashë ose të përzier
me ajkë,
* 2 lugë gjalpë,
* 2-3 thelpinj hudhër të shtypur,
* 8-10
kokrra vezë,
* 2 lugë miell,
* kripë, vegetë, specall, piper.


Përgatitja:

Nëse është mish qengji i ri, pritet në copa racioni,
kriposet, vendoset në tavë me yndyrë të nxehtë dhe futet në furrë për t’u
pjekur. Kohë pas kohe, nëse ka nevojë, i shtohet nga pak ujë i nxehtë. Në të
kundërtën, hidhet në tenxhere për t’u zier, e gjysmë i zier, vendoset në tavë,
ku i hidhet pak supë dhe dy lugë gjalpë. Futet në furrë të nxehtë me temp. 200ºC
që të piqet. Ndërkohë tunden vezët me kos, shtohen hudhrat e shtypura, mielli i
ulur në pak ujë dhe lëng mishi, kripa, vegeta, piperi. Tavës me mish i hidhet
një lugë specall, pastaj mbi mish derdhet masa e përzier e vezëve dhe rrafshohet
në tërë tavën. Futet në furrë edhe për disa çaste, sa të mpiksen vezët, por të
mbesin të buta. Shërbehet e nxehtë.



Përbërësit:

-800 g rosto viçi
-120 g miell
-120 g shparguj
-100 g kunguj
-100 g bizele të ziera
-60 ml qumësht
-2 vezë
-një qepë e vogël e kuqe
-rozmarinë
-trumzë
-kanellë pluhur
-majdanoz
-verë të bardhë të athët
-gjalpë
-vaj ulliri
-kripë kokërrmadhe
-piper kokërr

Përgatitja:

Lyejeni rolenë me një tufë rozmarinë, majdanoz, trumzë, kripë, një lugë piper kokërr dhe pak kanellë. Vendoseni në një tas, mbyllen i me kapak dhe lëreni të marinohet për 3 orë në një vend të freskët. Pastrojeni mishin e marinuar dhe skuqeni në një tigan me shumë vaj nga të gjitha anët, për 3-4 minuta në secilën anë. Kalojeni në një tavë balte me 20 g vaj, 40 ml verë dhe rozmarinë. Piqeni në furrë për 25-30 minuta me 200°C. Më pas hiqeni nga furra, lëreni të ftohet dhe vendosini në një letër alumini për rreth 30 minuta. Në fund filtroni fundin e gatimit dhe lëreni mënjanë.Ziejini shpargujt për një minutë dhe kullojini. Pritini (mbani veç disa në formë bastuni), kaurdisini për 3-4 minuta në një tigan bashkë me kungujt e prerë në feta, bizelet, qepën dhe pak gjalpë.Brumni miellin me vezët, qumështin, një lugë vaj, pak kripë dhe më pas shtoni edhe zarzavatet e skuqura. Kalojeni brumin në 24 forma konike të lyera me vaj (me diametër 8 cm dhe lartësi 4 cm). Format e krijuara piqini në furrë me 200 gradë për 15 minuta (si minipuding).Servireni rolenë të prerë në feta, spërkateni me lëngun e filtruar të pjekjes, shoqërojeni me minipudingët e sapopjekur dhe asparagët e lënë mënjanë./recetakuzhine/



Përbërësit

6 fileta pule
2 lugë gjellë kos me pak yndyrë ( parapëlqehet kosi grek)
2 lugë gjellë vaj ulliri
1 lugë gjellë lëng limoni
2 lugë çaji kripë
1 lugë çaji faferon i kuq i bluar
1/2 lugë çaji piper
pak kanellë
1 lugë erëza të përziera

Përgatitja :
Të gjithë përbërësit e lartpërmendur, me përjashtim të filetave, i përziejmë për të bërë marinadën. I vendosim filetat e pulës në tasin me marinadë, e mbulojmë enën me plastmas kuzhine dhe e lëmë për 20 minuta në frigorifer.

I nxjerrim filetat dhe i fshijmë lehtë me letër kuzhine dhe i lëmë pak derisa të arrijnë temperaturën e dhomës. Pastaj i pjekim në zgarë derisa të marrin një ngjyrë kafe të praruar. Zakonisht i pjekim në zjarr të fortë që të piqen fort nga jashtë e të rrinë të buta brenda e të jenë të lëngshme. Mënyra më e mirë për t’i dhënë një shije të veçantë mishrave të pjekur është marinada. Në këtë mënyrë shmangim përdorimin e shumë vajrave dhe erëzave.

Këshilla për marinimin e mishit:
Kurrë mos e shponi mishin gjatë marinimit sepse kështu humbet lëngjet e tij. Marinada duhet të mbulojë të gjithë mishin dhe ena duhet të jetë gjithmonë e mbuluar dhe e vendosur në frigorifer. Gjithmonë përdorim një enë të qelqtë ose plastike dhe asnjëherë enë alumini për marinimin e mishrave ./recetakuzhine/


Për brumin nevojiten:* 1 kokërr veze,
* 2 thelpinj hudhër,
* 2 filxhanë kafeje kos,
* 4 filxhanë kafeje miell,
* 1 maje luge sodë buke,
* kripë, piper të zi,
* piper të kuq (jo i djegës),
* 1 vaj gote për skuqje.

Duhet edhe 1.5 kg kos 2 thelpinj hudhra te tjera plus pak kripë për t’u njomur qoftet e përgatitura, pas skuqjes.

Përgatitja:

Pasi përgatitim brumin (hudhrat i shtypim dhe ja hedhim brenda) e lëmë për 5 min brumin që të rrijë. Marrim një tigan dhe hedhim vajin dhe e lëmë që të nxehet pak. Pastaj fillojmë të skuqim qoftet duke iu hedhur me 1 lugë çaji, qe e njomë here pas here në njeë gote me ujë që të mos ngjitet brumi. Kur të hedhim nga brumi i përgatitur duhet të marrim mase sa gjysma e lugës. Pasi mbarojmë me skuqjen të gjitha qoftet i hedhin në një ene të madhe që kemi hedhur 1.5 kg kos plus hudhrat e shtypura, kripë sipas dëshirës. I lëmë për 1-2 orë duke i përzier herë pas here me kujdes, pastaj i hedhim në pjatë, për 1 person 6-7 qofte si dhe kos. Sipër pjatës hedhim pak piper të zi dhe pak vaj ulliri./recetakuzhine/

Përberesit:

* 2 fileta mish viçi (rreth 180-200 gr.) ,
* 2 lugë gjelle vaj ulliri ,
* 1 lugë gjelle gjalpë ,
* 1 filxhan kërpudha të prera ,
* 1 filxhan lëng mishi ,
* 2 lugë gjelle brandi ,
* hudhër ,
* kripë dhe piper i kuq dhe i zi.

Përgatitja

I lyeni filetat nga të dy anët me kripë dhe piper e hudhër. Në vazhdim ngrohni gjalpin dhe vajin e ullirit në një tenxhere të thellë dhe shtoni në të filetat e mishit. I skuqni nga të dy anët, dy minuta për çdonjërën anë dhe menjëherë më pas i shuani me brandi. I vendosni filetat në një pjatancë dhe kujdesuni që të ruhen të ngrohta. I hidhni kërpudhat e prera si dhe piperin e kuq në salcën që ka mbetur në tenxhere. Në vazhdim, shtoni lëngun e mishit dhe në fund, i spërkatni filetat me gjysmën e salcës. I servirni menjëherë duke i shoqëruar me pure patatesh ose pilaf./recetakuzhine/


Përbërësit (për person):

Biftek Gici 200 gr
Domate 50 gr
Mocarela 40 gr
Hudhra 2 thelpinj
Majdanoz 2 fije
Borzilok 2 fije

Pregatitja:

Biftekun e gicit e marinojmë në një perzierje limoni e vaj ulliri (50%-50%) për 12 orë. Biftekun e vendosim në një tavë të spërkatur me vaj ulliri. Përsipër vendosim me radhe të gjithë përbërësit e tjere duke lënë mocarelën në krye. Ngrohim furrën e avullit në 180 gradë, dhe kur të jetë ngrohur e fusim tavën në furrë për 10 minuta. (Në cdo furrë tjetër duhet lënë në 250 gradë për 10 minuta). Tava lihet për kaq pak pasi mocarela e domatja nuk duhet ta humbin freskinë e tyre, si dhe që domatja mos ta forcojë biftekun. Për garniturë sugjerohen patate të furrës me karrota e speca po të furrës, ose perime të ziera të spërkatura me krem uthulle (uthull balsamike mushti. Ikub


Perberesit per 30 cope:

-1 gote kos;
-4 kokrra veze;
-1 luge te vogel sode buke;
-500 gr miell;
- kripe.

Pergatitja:

Marrim miellin dhe e hedhim ne nje ene qelqi. Hapim nje grope ne mes dhe hedhim ne te vezet,kripen,kosin dhe soden. Zeme brumin pak me te bute se te byrekut dhe me ane te petesit e hapim me nje trashesi 3,4mm; pastaj i presim me ane te formave ose dhe me ane te nje gote dhe i skuqim ne vaj te cilin e kemi nxehur me pare {vaj duhet te hidhet shume sa te mbulohen petullat) Keto shoqerohen me mjalte ose me djathe sipas deshires.



Përbërësit për 4-6 persona:

* 500 gr mish i grirë
* 60 gr bukë bajate
* 1-2 qepë
* 1 ve
* 2-3 lugë gjelle vaj
* 300 gr oriz
* 1 thelb hudhre
* 2 presh
* 1 kg domate (ose 1 dozë 425 ml)
* 2-3 lugë gjelle salcë domateje
* pipër i zi dhe i kuq
* kripë
* 1 dozë misër (425 gr)
* majdanoz

Përgatitja:

Buka qitet në një enë me pak ujë të ftohtë, dhe lihet të zbutët. Qeptë qërohen e grihën imët. Buka e zbutur hiqet nga uji, ndrydhët e qitet në mish, qitet edhe gjysma e qepëve të grira, veja e mëlmesa dhe, mishi përzihet mirë. Yndyra qitet mbi zjarr, nga mishi formohen qofte dhe qitën e fërgohen diku rreth 7-8 minuta, duke i rrotulluar herë pas herë, qoftet hiqen nga yndyra dhe lihen në një anë. Në një enë qitet ujë të valohet, qitet kripa e orizi dhe në temperaturë të ulët lihet të zihet 18 minuta, pastaj hiqet nga zjarri dhe derdhet në kulluese.

Preshtë lahen e grihën në rrathë. Hudhra qërohet e grihët imët. Domatet nëse janë të freskëta, qitën në ujë të valë dhe lihen të përvëlohen 2-3 minuta. Hiqen nga uji, shpëlahen më ujë të ftohtë, qërohen e prehën në copa të vogla. Në yndyrën ku janë fërguar qoftet, kaurdisën preshtë, qeptë dhe hudhra, pastaj shtohen domatet e grira, qitën edhe mëlmesa sipas dëshirës dhe salca zihet edhe 5-6 minuta. Misri hiqet nga doza qitët në kulluese dhe i shtohet salcës, pastaj edhe qoftet e fërguara qitën mbi salcë dhe të gjitha së bashku zihen edhe 2-3 minuta. Ena hiqet nga zjarri. Salca shërbehet me oriz, majdanozi i freskët hidhet sipër.



Përbërësit për brumin:

* 500 gr miell,
* 80 gr margarinë,
* 1 lugë maja,
* 1 lugë e vogël sheqer,
* 2 vezë,
* 2.5 dcl qumësht, kripë.

Për kurorë:


* Afro 2.5 kg mish qengji (dy palë brinjë),
* 200 gr gjoks pule ose mish qengji i prerë në kubik të vegjël,
* 2 lugë ajkë të thartë,
* 1 tubë qepë të njoma,
* 1 kungulleshkë e vogël,
* 2 lule të ndara lulelakre,
* 50 gr gjalp ose vaj ulliri,
* majdanoz i grirë hollë, ruzmarinë, kripë, vegetë, piper,
* 1 vezë për lyerje.

Përgatitja:

Zinet brumi me përbërësit e lartpërmendur dhe vendoset në vend të ngrohtë që të vijë. Mishi kriposet, fërkohet me mëlmesa sipas shijes. Zhvishen brinjët, u jepet forma e kurorës duke i bashkuar të dy palët e brinjëve dhe lidhen me spango kuzhine. Majat e brinjëve veç e veç mbështillen me folje, në mënyrë që gjatë pjekjes ato mos të nxihen. Nëse qengji është i moshës shumë të re,vendoset në tepsi të lyer me yndyrë, në mesin e zbrazët të kurorës futet një enë e vogël me pak ujë, që ta ruaj formën. Mbulohet me alufolje dhe futet në furrë të nxehtë me temp.200 gradë C për t’u pjekur për afro 40 min. Në të kundërtën, vendoset në tenxhere të gjërë me pak ujë që të zihet për ½ ore e pastaj me kujdes vendoset në tepsi që të piqet në furrë edhe ½ ore. Ndërkohë përgatitet mbushja. Mishi i zhveshur nga brinjët, ose mishi i pulës, fërgohet me qepë gjersa të zbutet. Shtohen perimet, ajka dhe mëlmesat. Kurora gjysmë e pjekur largohet nga furra, mbushet mesi i zbrazët i kurorës me yçin e përgatitur nga copëzat e mishit me perime dhe futet në furrë për t’u pjekur edhe 20 min. Brumi i ardhur ndahet në tri pjesë të cilat hollohen në tre shirita dhe thuren në formë gërshete. Mishi i pjekur largohet nga furra për t’u ftohur pak, pastaj mbështillet me gërshetë brumi. Pasi të vijë pak brumi, lyhet me vezë të tundur dhe prapë futet në furrë për t’u pjekur së pakut edhe ½ ore së bashku me mishin kurorë.



Për 4 persona

* 1 pulë e 2 kokë qepë
* 3 thelpinj hudhër
* 2 speca jeshil djegës
* 3 domate
* 1 kub supë e gatshme pule
* ½ luge borzilok
* 300 ml vaj ulliri
* 1 patëllxhan
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pulën e presim në tetë copë. I kripim, grijmë mbi to piper të zi. Në tiganin me rreth 300 ml vaj i skuqim copët e mishit. Në tenxhere në zjarr me ujë të valuar e ziejmë kubin e supës. I heqim copët e mishit të skuqur dhe në tigan e skuqim qepën e grirë. Specat dhe domatet i presim në copë dhe i shtojmë në tigan. Pastaj, në tigan e shtojmë hudhrën e prerë. Hedhim kripë, borzilok dhe grijmë piper të zi.

Përmbajtjen nga tigani e hedhim në tenxhere në zjarr. Në tenxhere i vëmë copët e mishit të pulës dhe e hedhim supën. Pasi zien mishi, e heqim tenxheren nga zjarri. Patëllxhanin e presim në rrathë. I kripim rrathët e patëllxhanit dhe i skuqim në vaj.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me një gjeth sallate jeshile. Me lugë, marrim nga mishi i pulës pikant dhe vëmë në pjatën për servirje. Pastaj, në pjatë i servirim shkallë-shkallë fetat e patëllxhanit. Në mes të pjatës zbukurojmë me një degë majdanozi dhe me copë speci të kuq.


Përbërësit për 6 persona:

* 3 zogj pule
* 2 qepë
* 750 g spinaq
* gjalpë
* 30 g miell
* 300 ml kos
* kripë, piper i zi

Përgatitja:

1. Pritini përgjysmë zogjtë e pastruar dhe vendosini në një tenxhere me pak gjalpë për t'u skuqur.

2. Shtoni qepën, hidhni ujë sa të mbulohen përgjysmë dhe lërini që të ziejnë ngadalë.

3. Në një tas prej qelqi përzieni kosin me miellin derisa të krijohet një masë homogjene. Masën hidheni në lëngun e zogjve, duke e trazuar vazhdimisht me lugë druri aq sa kosi të bashkohet me lëngun dhe të marrë trajtën e salcës. Lërini të ziejnë edhe 10 minuta në zjarr të ngadaltë.

4. Pasi t'i keni pastruar mirë gjethet e spinaqit, në një tenxhere tjetër përvëlojini me ujë me kripë. Kullojini mirë dhe i keni gati për t'i servirur.

5. Mund t'i servirni në dy mënyra: duke e servirur në anë të pjatës spinaqin dhe në mes salcën e zogjve, ose në një pjatë spinaqin dhe veç zogjtë me salcën e kosit.


Nevojiten:

* 4 biftekë të hollë mish viçi
* 100 gr. djath mozzarella
* 4 lugë vaj ulliri
* kripë dhe piper sipas dëshirës
* miell
* lëng mishi i nxehtë.


Përgatitja:

Rrihni mirë biftekët nëse nuk janë të hollë dhe lyejini me miell. Nxehni mirë vajin në një tigan që nuk ngjit. Prisni djathin mozarella në feta. Skuqini pak biftekët nga të dyja anët. Kriposini dhe hidhini piper sipas dëshirës dhe vendosni sipër tyre fetat e mozzarelles. Hidhni sipër një garuzhde me lëng mishi, pastaj mbulo tiganin me një kapak dhe lëre të gatuhet deri sa të harxhohet gjithë lëngu.
Për 4-5 persona duhen:

Speca 8-10 copë mesatare, domate 4-5 kokrra mesatare, yndyrë për skuqje, 2 filxhanë kafeje, miell 1 lugë gjelle, vezë 2 kokrra, hudhra 4-5 thelpinj, gjizë 4-5 lugë gjelle, spec djegës sipas dëshirës.

Specat pastrohen nga bishti dhe farat, lahen dhe skuqen. Në yndyrën e mbetur hidhet domatet e qëruara nga cipa dhe të grira hollë, kaurdisen derisa masa të trashet, hiqet nga zjarri i hidhen vezë, spec djegës, majdanoz i grirë hollë, gjizë ose djathë. Masa vendoset në pjatë dhe sipër vendosen specat e fërguar.
shkodraonline1
testing
kembimi valutor
mp3 music
muzike e zgjellur by shkodraonline1
shkodraonline 1 ju deshiron argetim te pafund!!
love test

zgjille radion
dub techno radio
Site friends
  • Create a free website
  • Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits
  • ...
    Section categories
    videoklipe shqiptare [0]
    live score [1]
    rezultate direkte