| 17 / 05 / 2013 |
| Dashi |
| Jeta juaj në çift do ketë vështirësi sot. Të shumta do jenë debatet që do lindin ndërmjet jush dhe partnerit dhe kjo iu bën të ndiheni keq. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Demi |
| Në momente euforie i keni bërë disa premtime partnerit. Mbajini ato nëse nuk doni që të lindin konflikte. Beqarët do qëndrojnë pas familjes. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Binjakët |
| Ditë e bukur dhe me momente të lumtura për të dashuruarit. Shfrytëzojini orët që do kaloni pranë partnerit për t’i treguar pakënaqësitë. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Gaforrja |
| Sot do e shijoni në pafundësi lidhjen që keni krijuar dhe do ndiheni me fat që keni atë person pranë. Përgatituni edhe për ndonjë surprizë. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Luani |
| Në jetën tuaj në çift nuk do jeni shumë shprehës dhe kjo bën që ambienti të mos jetë aq i ngrohtë. Beqaret do ndihen të vetmuar sot. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Virgjëresha |
| Sot të gjitha ata që janë në çift do të bëhen "skllevër” të një dashurie pasionante. Emocionet do arrijnë kulmin gjatë orëve të vona të natës. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Peshorja |
| Jeta në çift do jetë shumë më e bukur sesa ju e mendonit sot. Të dy do jeni shumë të qetë dhe do bëni gjithçka me kujdes dhe me maturi. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Akrepi |
| Asgjë e rëndësishme dhe e veçantë nuk do ndodhë sot në jetën tuaj në çift. Do i zgjidhni nga pak mosmarrëveshjet që keni me partnerin. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Shigjetari |
| Nëse kohët e fundit lidhja juaj me partnerin nuk ka qenë e fortë dhe ka pasur mosmarrëveshje, sot gjërat do fillojnë të stabilizohen nga pak. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Bricjapi |
| Të dy me partnerin do jeni të gatshëm për çmenduri të vogla në çift sot. Ka kohë që rutina po mbizotëron lidhjen tuaj dhe duhet ndryshuar. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Ujori |
| Nëse jeni në çift duhet të mundoheni t’i shprehni pak më tepër ndjenjat sot. Vërtet e doni shumë partnerin, por duhet ta tregoni këtë. |
| 17 / 05 / 2013 |
| Peshqit |
| Sot nuk do tregoheni të disponueshëm ndaj partnerit dhe kjo sjell probleme. Bëni kujdes me kokëfortësinë dhe mungesën e tolerancës. |