SHKODRAONLINE1.UCOZ.CO.UK MIRSEVINI !!!
Thursday, 2024-11-21, 6:20 AM
Site menu
ora aktuale
Calendar
«  November 2024  »
SuMoTuWeThFrSa
     12
3456789
10111213141516
17181920212223
24252627282930
web worth
weather shkoder
antar ne linje
Online Users
moti live
termetet e fundit
ora news
TRILECE

Është ëmbëlsire qe behet me 3 lloje qumështit,ketë thotë dhe emri i saj ne spanjisht.

Përbërësit:

8 veze,
8 luge miell,
8 luge sheqer,
1 lt qumësht,
1 kuti qumësht panda,
1 pana per ëmbëlsira,
1/4 kg karamel i gatshëm.

Ne një ene hedhim te gjitha vezët dhe i rrahim me sheqerin, te paktën 15-20 minuta me mixer. Është shume e rëndësishme te respektohet kjo kohe, pasi gjate punimit, ne përbërës, futet sasia e ajrit e nevojshme për rezultatet qe duam te arrijmë. Pasi kalon kjo kohe duke e punuar, hedhim pak nga pak derisa te mbaroje sasia e miellit, gjithmonë duke e punuar. Kur te jete brumi homogjen, e hedhim ne tave te lyer me yndyre dhe e spërkatur me miell dhe e fusim te piqet ne furre te ngrohte ne 170° për rreth 40 minuta e megjithatë kjo varet nga furra, prandaj është e vlefshme prova e kunjave te dhëmbëve, e cila duhet te dali e thate. Kontrollohet ne mes te tavës, pasi anët piqen me shpejt. Kujdes te mos e hapni furrën 30 minutat e para, pasi shfryhet brumi. Pasi është pjekur e leme te ftohet gradualisht ne furre dhe me pas e kthejmë mbrapsh, pasi pjesa e poshtme është me poroze dhe thith me mire lëngjet.

Ndërkohë ne një ene tjetër, përziejmë qumështin, kutinë e qumështit panda dhe panen, qe ta bëjmë te njëtrajtshme. E hedhim ketë përzierje mbi pandispanjen e ftohte, ashtu siç veprojmë kur hedhim sherbetin. Pasi ëmbëlsira e ka pire te gjithë, vendosim sipër karamelin dhe e hapim ne te gjithë sipërfaqen ne mënyre te njëjte.

Siç e shikoni, ne ketë recete sheqeri nuk përdoret shume
Përfitojmë te përdorim sheqerin e qumështit panda, panes dhe te karamelit.
Ne vend te karamelet mund te përdorim cfare do gjeje tjetër per dekorim, fruta te thata, fruta te freskëta. Serviret e ftohte. /art&fantazi ne kuzhine/


Për parfe limoni:
210 g sheqer
120 g lëng limoni
6 te verdha veze
lëkur nga 2 limona
450 g krem qumështi te rrahur qe te jete e trashe.

Për bazën:
200 g sheqer
200 g sheqer pluhur
6 te bardha veze

Për bazën:
Rrahim ne mikser ne shpejtësi te ulet te bardhat e vezëve bash me sheqerin qe te behet marenge e trashe. Ndalojmë rrahjen dhe shtojmë sheqerin pluhur pak e nga pak duke e përzjeve.
Me marengen formojmë 2 disqe me diametër afërsisht 20 cm mbi aluminokart. E pjekim ne furre te parangrohur ne 120 grade C. për 1 1/2 ore.

Për parfe limoni:

Ne një tenxhere te vogël vëmë sheqerin, lëngun e lëkuren e limonit. E vëmë ne zjarre dhe sa merre vale e heqim. E leme te ftohet dhe i shtojmë te verdhat e vezëve dhe përziejmë. E vëmë prape ne ziere te ulet duke e përzjeve gjithë kohës dhe para se te filloj te zieje e heqim nga zjarri.
Heqim sasinë nga tenxherja dhe e leme te ftohet. E përziejmë mire kur ftohet dhe me vone marrim një disk marenge dhe mbi te vendosim gjysmën e kremit. Nga lart vendosim diskun tjetër dhe sipër vëmë gjysmën tjetër e kremit.
E vëmë ne ngrirje dhe e leme për te paktën 5 ore./art&fantazi ne kuzhine

1 filxhan caji per shurupin
2 vanilje
4 veze
1 filxhan sheqer
2 1/2 f. caji qumesht
1 luge supe leng limoni

--Vini ne tenxhere per shurupin lengun e limonit dhe nje luge caji uje qe te digjet.
Perziejeni ngadale me luge druri ,gjersa te kuqet.
Lereni ne zjarr gjersa te behet karamele.
Ndajeni karamelen ne format qe keni.
Vereni qumeshtin te nxehet
Rrihni mire vezet me sheqerin e vaniljen. Shtoni pak qumesht te nxehte dhe perzijeni vazhdimisht. Hidheni kete mase ne format. Vendosni format ne nje tave me uje . Kujdes qe uji mos te kaloje mbi nivelin e kremes.
Vereni taven ne furre ne 150 grade per 45'.
Uji nuk duhet te zjeje. I nxirrni nga furri dhe i lini te ftohen.
I servirni,duke e kthyer formen permbys mbi nje pjate embelsire. /art & fantazi ne kuzhine/

500 gr luleshtrydhe
200 gr pana
150 gr sheqer
30 gr gjalp pa kripe
1/2 gote qumesht
1 gote vere sangria
3 flete xhelatine ose 1 zarfe xhelatine pluher

Ziejme panen me sheqer ne zjarre te mesem dhe shtojme gjalpin.
Shkrijme ne kete perzierje fletat e xhelatines.

Ne mikser hedhim luleshtrydhet, perzierjen e ngrohte te panes, veren sangria dhe qumeshtin dhe i rrahim per 5'.

Me vone vendosim perzierjen ne forma ose tasa te vegjel dhe i fusim ne frigorifer qe te mpiksen./art&fantazi ne kuzhine/


Nje embesire e thjeshte ,e shijshme dhe aromatike!

Perberesit per 8-10 racione:

1/3 filxhan caji sheqer
1/3 filxhan caji vaj
250 gr kos i kulluar
2 l supe baking powder
1 zarf letre vanilje pluhur
4 veze
lekurat e grira te 1 portokalli lekuretrashe
1 pako pete te holla te gatshme(byreku,bakllavaje)450-500 gr

Per shurupin:

2 filxhana caji sheqer
3 filxhana caji uje
1 l. supe mjalt
lekurat e 1 portokalli

Pergatitja:

Ne fillim bejme sherbetin qe ta kemi gati kur te na duhet ,ne temp. e ambjentit. Ne nje tenxhere veme gjithe perberesit e sherbetit, i perzjejme dhe e leme te marri vale per 15 minuta . E leme pastaj te ftohet. Ngrohim furrin ne 190 grade. Lyejme lehte me vaj nje tave drejtkendshe 28 me 20 cm.Kemi hapur qe me pare petet qe te thahen afersisht 1/2 ore. Sa me te thata te jene ,aq me mire do thermohen.

Ne nje tas rrahim vezet,shtojme vajin ,vaniljen,sheqerin,lekurat e portokallit,kosin e baking powder. I perzjejme te gjitha bashke dhe e hedhim masen ne taven e vajosur. Hedhim siper kesaj mase petet,te cilat me pare i thermojme me duar qe te behen copa te vogla. I zhysim nje pjese te perteve brenda temasa dhe te tjerat i leme te rrine siper. E pjekim embelsiren(portokalopiten), deri sa te marri ngjyre te florinjte ne te kuqe,afersisht per 3o minuta. E nxjerrim nga furra dhe e presim ne copa me thike te mprehte dhe menjehere e sherbetosim me sherbetin e ftohte. E leme te ftohet e te thithe sherbetin.

Servireni te ftohte ,ndersa ne vere shoqeroheni me nje top akullore vanilje. (TRYEZA)

Ne fillim zëmë pak brumë për te cilin duhen:

miell
70 gr maja e freskët
... 200 ml ujë i ngrohte


Për brumin:
1 kg miell
350 gr gjalpë,margarine ne copa
500 gr qumësht i vaket
2 vanilje
1/2 l. kafe kripe
200 gr sheqer


Për mbushjen:
2 grushta stafidhe
2 grushta çokollate e thermur


Për te lyer sipër:
2 te verdha veze
2 l. qumësht


Shkrijmë majanë ne pak qumësht te vaket, shtojmë dhe pak miell e zëmë një brumë ,qe e mbulojmë me letër alumini sa te fryhet. Ne një tas përziejmë me duar gjalpin me sheqerin ,kripen, vanilje e qumështin e vaket. Shtojmë dhe brumin e vogël pak e nga pak miellin dhe zëmë një brumë te bute por qe te mos ngjitet ne duar.
E ndajmë brumin ne 2 pjese. Te njëra pjese hedhim stafidhet(rrush i thate) dhe pjesa tjetër copat e çokollate. Brumosim dhe pak dhe e mbulojmë qe te fryhet për 30'. Ne vazhdim i punojmë dhe pak te dy pjesët veç e veç e i vëmë ne një tave me letër pjekse. I leme dhe 10' ne tave "te qetësohen" . Tresim 2 te verdhat e vezëve ne pak qumësht e lyejmë me ketë briochet nga sipër. I pjekim ne 160 gr përafërsisht 25', gjersa te marrin ngjyre te kuqe nga lart./art & fantazi ne Kuzhine

Perberesit per 4 persona

•350ml qumesht me shume yndyre
•200ml pana te lengshme per embelsira pa sheqer
•4 te verdha vezesh te fresketa
•100gr sheqer
•9gr xhelatine pjeshke
•1 bustine vanilje

Pergatitja:

Per pregatitjen e pudingut me vanilje, fillimisht vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes te zbuten ne nje ene te vogel me uje te ftohte per rreth 15 minuta.Nderkohe ne nje tenxhere te vendosur ne zjarr mesatar, hedhim qumeshtin dhe panen e lengshme, shtojme vaniljen pluhur dhe e leme derisa e gjithe masa te nxehet, por te mos arrije piken e vlimit. E heqim nga zjarri dhe shtojme xhelatinen e shtrydhur mire duke e perziejme me luge druri derisa kjo e fundit te kete shkrire plotesisht.Ne nje ene te thelle rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin, dhe gjithmone duke e perziere shtojme dalengadale masen me pana dhe qumesht. E hedhim perberjen e perftuar ne nje stampe te madhe per puding, apo ne kater stampa te vogla dhe e leme te ftohet ne frigorifer per te pakten 4 ore perpara se ta konsumojme.Ne momentin e servirjes se pudingut, e vendosim stampen per pak minuta ne uje te nxehte ne menyre qe te shkeputet sa me lehte nga anet, dhe e permbysim ne nje pjatance. E sherbejme te prere ne feta dhe te shoqeruar me pak pana te rrahur apo me fruta te fresketa. /tryeza.org/

Perberesit

-200gr miell
-100gr sheqer
-200ml qumesht
-2 te verdha vezesh
-3-4 molle mesatare
-70gr gjalp te shkrire ne mikrovale
-1/2 bustine pluhur pjekes
-50gr arra ne copa te vogla
-50gr rrush te thate
-sheqer pluhur per sperkatje

Pergatitja:

Vendosim si fillim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ftohte ne menyre qe te zbutet.Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikseri te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje krem me ngjyre te hapur, shtojme me rradhe qumeshtin, miellin, pluhurin pjekes, gjalpin dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa e gjithe masa te homogjenizohet.Se fundi, shtojme edhe rrushin e thate te shtrydhur fort me dore, arrat ne copa te vogla (nese deshironi mund ti piqni paraprakisht), dhe mollet e prera ne feta te holle. E perziejme mire perberjen dhe e vendosim ne nje tave te lyer me gjalp dhe miell ose te shtruar me leter furre. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 50 minuta. Perpara se ta servirim, e leme per rreth 20 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe te ftohet dhe te kulloje njekohesisht.E sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme./recetakuzhine/
[/font][/color]



Përbërësit:

-Bajame 250gram,
-Biskota 150gr,
-Sheqer pluhur 250 gr,
-Margarine 120 gr,
-Cokollate150gr,
-7 veze,
-Krem pana 120 ml,
-Nje vanilje.

Pergatitja


Biskotat dhe bajamet i grijme imet dhe i leme menjane, ne nje ene te thelle hedhim margarinen dhe sheqerin pluhur dhe te verdhat e vezeve dhe perziejme me mikser derisa te shkrihet sheqeri, te bardhat e vezeve qe me pare i kemi hedhur ne nje ene ne vete i rrahim me mikser derisa te krijohet masa e qendrueshme dhe pastaj i shtojme te ena tjeter i perziejme me kujdes dhe shtojme bajamet dhe biskotat e grira dhe perziejme lehte qe te mos ulet masa. E hedhim ne tave te lyer me pare dhe pjekim ne furre te ngrohur per 15 min ne temp,200 grade. Nderkohe ne nje tenxhere hedhim kremin pana dhe cokollaten per shkrirje vaniljen dhe perziejme qe te shkrihet cokollata te cilen ia hedhim kekut pasi te pritet ne copa .

Perberesit:

- 8 vezë të freskëta
- 10 lugë sheqer
- 4 qeska krem të rrahur (shllak)

Pergatitja:

Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra, lajthi, bajame të grimcuara ose bluara, çokollatë të shkrirë, dredhëza, mjedra, banane etj.Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min. Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgatitet një marengë e dendur sikurse borë. Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen. Kremi i rrahur përgatitet sipas udhëzimit në qeskë, pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma. Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë. Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë, e pastaj ajo e kombinuar./recetakuzhine/


Perberesit:

- 1 kg sheqer,
- 0.4 kg gjalp,
- 7-8 kokrra vezë,
- 1 kg miell misri i situr,
- një dorë miell gruri,
- 1 fixhan kafeje qumësht;
- një enë e madhe bakri e pakallajisur ose përndryshe prej qelqi.

Pergatitja:

Ne një ene te posaçme prej bakri futen sipas radhës gjalpë i freskët, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet përzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te këtë një ngjyre te veçante. Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset ne enën e ballokumes. Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga një luge druri. Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhën hedhja e majës se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjte. Ne masën e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo përzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furrën me dru zjarri. Piqet dhe shërbehet ne formën e kulaçeve.


Perberesit per 25 cope:

Për brumin:

-3 gota uji miell,
-1 gote gjalpe,
-1 kokërr veze ose 2 të verdha,
-1 majë luge kafeje sode,
-1 gotë uji sheqer.
-pak vanilje

Për sherbetin:

2 gota sheqer, një gotë e gjysmë ujë.

Pergatitja:

Rrihet gjalpi me sheqer, shtohen vezët pjesë-pjesë duke i rrahur vazhdimisht dhe në fund hidhet mielli i perzier me sodë. Zihet brumi i cili pritet ne forma dhe shtrohen në tavë të lyer me gjalpe.Lihet të piqet për 20-25 minuta, hiqet nga furra dhe kur të ftohet i hidhet sherbet i aromatizuar me vanilje. Duhet pasur kujdes që sherbeti të mos i hidhet i nxehtë pasi sheqerparet qullosen. Ikub

Perberesit per 4 persona:

1.50 g gjalpe;
2. lengu i dy limoneve;
3.lekure limoni e grire;
4. 75 g sheqer;
5. dy veze te ndara;
6. 25 g miell;
7. 175 ml qumesht.

Pergatitja:

Perzjeni gjalpin, sheqerin dhe lekuren e grire te limonit derisa te formohet nje krem.Me pas aty shtoni te kuqet e vezes, miellin dhe lengun e limonit. Perzjejeni ngadale dhe gradualisht shtoni aty edhe qumeshtin. Rrihni te bardhat e vezes derisa te forcohen dhe me pas shtojini tek perberja e limonit. Hidheni kete perberje ne nje ene furre. Me pas kete ene vendoseni ne nje ene tjeter te mbushur deri ne gjysem me uje. Futeni ne furre dhe lereni te piqet per 40 minuta.


Përbërësit:

* 250 gr buter
* 200 gr sheqer
* 1 portokall
* 5 ve
* 125 gr miell
* 125 gr niseshte
* 75 gr sheqer pudër
* 1 qese sheqer vanilje
* 3 lugë çaji pluhur për ardhje

Përgatitja:

Portokalli pastrohet dhe lëvorja e tij gërryhet në rende, pastaj ndahet për gjysmë dhe i shtrydhet lëngu. Në një enë buteri dhe sheqeri tunden, i qitët lëvorja e grirë dhe sheqeri vanile. Pastaj vetë i shtohen njëra pas tjetrës, duke i tundur ngadalë. Në fund, mielli, niseshteja e mbetur dhe pluhuri për ardhje përzihen së bashku dhe qiten mbi masën. Në një tepsi në formë kallëpi, ose rrumbullake me diametër 26 cm, të lyer më yndyrë, qitet brumi dhe piqet 40-50 minuta në temperaturë 175-180°C.

Ëmbëlsira hiqet nga zjarri, lihet të ftohet 15-20 minuta dhe hiqet nga tepsia, pastaj shpohet me rrëmojcë disa herë. Sheqeri pudër përzihet me lëngun e portokallit dhe shpërndahet mbi ëmbëlsirë. Pasi ëmbëlsira është ftohur krejtësisht, mbështillet me letër varaku dhe futët në frigorifer, dhe lihet gjithë natën. Pastaj është e gatshme për t´u shërbyer.


Perberesit per 4 persona:

- 250 gram brume i sheqerosur,
- 1 luge gjelle recel dardhe,
- 1 luge gjelle mjalte,
- 200 gram arra te qeruara,
- 150 gram krem i fresket,
- 2 veze,
- 2 luge gjelle miell.

Pergatitja:

Ndizni furren ne temperaturen 180?C. Hapeni brumin mbi nje siperfaqe te sperkatur me miell dhe perzjejeni se bashku me te. Ndajeni brumin ne kater pjese te barabarta dhe hapeni ne forme te rrumbullaket (me diameter rreth 8-10cm). Çpojini anet e seciles pjese me ndihmen e nje piruni. Brimat e krijuara mbushini me disa kokrra fasule (per ti dhene forme). Futini ne furre dhe lereni per 10 minuta. Pasi t’i keni nxjerre, lerini te ftohen dhe hiqni kokrrat e fasules. Nderkohe pergatisni garnituren. Beni gati 80 gr arra te qeruara. Ne nje tas perzjeni masen e recelit te dardhave, mjaltin, kremin dhe vezet, derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojini dhe arrat e qeruara. Masen e pergatitur hidheni mbi format e brumit. Futini ne furre dhe lerini te piqen per rreth 20 minuta. Embelsiren e nxjerre nga furra mund ta zbukuroni me pjesen e mbetur te arrive te grira, me krem, me pak recel dardhe ose me vanilje. Kjo embelsire sherbehet e vaket ose e ftohte

Perberesit:

1. 2 ½ filxhane kafe;
2. 10 luge shurup vanilje,;
3. 4 te verdha veze;
4. 3 luge sheqer pluhur;
5. 450 g krem pasticerie (panna);
6. 4 pako biskota;
7. kakao.

Pergatitja:

Ne nje ene te ceket perzjejme kafen me 2 luge shurup vanilje. Ne nje ene tjeter, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te marrin ngjyre te zbehte. Shtojme kremin e pasticerise, nga nje luge me rradhe, duke e prezjere me kujdes ne menyre qe perberja te jete e lehte. Shtojme pjesen tjeter te shurupit te vaniljes dhe e perzjejme lehte. Lyejme gjysmen e cdo biskote me perberjen e kafese dhe i shtrojme ne nje tave. Me luge shtrojme ne pjesen e siperme te biskotave nje pjese te perberjes se kremit dhe e sperkatim me kakao. I pereserisim shtresat ne kete menyre, duke e sperkatur ne fund me kakao. E leme ne frigorifer per te pakten 2 ore.


Për brumin nevojitën: 12 ve, 12 lugë të gjellës sheqer, 9 lugë miell dhe 9 lugë arra të bluara. Preferohet të piqen tri pjesë veç e veç por bën të piqet edhe një e mandej të ndahet në tri pjesë.

Pra, nëse vendosni ti bëni veç e veç atëherë duhet të veproni në këtë mënyrë: 4 ve; 4 lugë sheqer tundën me mikser deri sa të trashet masa mandej i shtohen 3 lugë miell dhe tri luge arra të bluara. Pastaj qiteni në tepsi dhe piqeni. Kështu veprohet edhe me dy të tjerat.

Përgatitja: Në një enë qitet ½ e një gote qumësht dhe vlohet. Në anën tjetër merret një enë, qitën 6 lugë miell, 6 lugë sheqer treten dhe qiten në qumështin e vluar më parë dhe përzihet deri sa të fitohet një masë e trashë.

Hiqet ena nga zjarri dhe i shtohen 150 gr çokollatë për zierje dhe 100gr arra të bluara, 2 qesë arome (sheqer vanile). Në anën tjetër merret një margarinë, zbutet me 100gr sheqer pluhur dhe i shtohet masës se përgatitur më parë. Në fund rrihet mire me mikser dhe fillojmë lyerjen e tortës.

E marrin një padispanjë e ulim me qumësht të ftohtë, mandej e lyejmë me fill pastaj padispanjen tjetër me fillin dhe i lyejmë deri në petën e tretë. Në fund lyhet me shllag sipas dëshirës.



Për 25 copë duhen:

Për brumin:
Miell 1 gotë, vaj ose gjalpë 2-3 lugë gjelle, vezë 3-4 kokrra, pak kripë e sheqer, ujë treçerek gote.

Për shurupin: Sheqer 2 gota, ujë 2 gota, vaj për skuqje.

Brumi për tullumba përgatitet duke zier në uje miell së bashku me gjalpë ose yndyrë tjetër dhe pas zierjes ky brumë përzihet me sasi të madhe vezësh.

Për ti dhënë formën tullumbave përdoret një vegël e dhëmbëzuar. Forma mbushet me brumë dhe vihen të piqen nga të dyja anët në zjarr të nxehtë. Pas skuqjes hiqen nga zjarri dhe hidhen në sherbet të ftohtë ku mbahen 1-2 minuta. Pastaj hiqen dhe rreshtohen në pjatë.


Pergatitja

Zgjidhen qershitë e pjekura e të pacopëtuara, shpëlahen, kullohen, vendosen në tepsi dhe mbasi pastrohen nga bishtat e bërthamat, lihen t'u kullojë lëngu. Në një enë hidhet sheqeri, ujë, lëngu i qershive dhe mbasi zihen 8-10 min shtohen qershitë, lihen sa të marrin një valë dhe ftohen. Pastaj qershitë kullohen. Shurupi vihet të ziejë, aq sa po të hedhim një pikë në pjatë ajo të ruaj formën.

E heqim shurupin nga zjarri dhe hedhim qershitë. I lëmë të ziejnë përsëri në zjarr të ngadaltë derisa në sipërfaqe të dalë shkumë. Hedhim pak limontoz që të mos sheqeroset dhe e heqim nga zjarri. Lihet të ftohet në enën ku u përgatit dhe pastaj hidhet në enë të pastër. Ruhet në vend të freskët pa lagështirë. Si aromë mund t'i hidhet vanilje, gjethe barbaroze, ose mund të lihet me aromën e vet, të qershisë.


Reçeli me qershi mund të përgatitet dhe ndryshe :

Në qershitë e pastruara hidhet sheqeri, sasia e ujit dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë derisa të bëhet gati me 1 ose 2 ndërprerje, por shumë amvisa me përvojë mund ta përgatisin reçelin në këtë mënyrë edhe pa e ndërprerë zierjen.

Për 1 kg qershi duhet 800-1000 g sheqer dhe 1/2 gotë ujë.


Përbërësit:

* 2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,
* 1 gotë vaj e 1 qumësht,
* afro 600 gr miell të situr dhe të përzier me1 pluhur paste,
* 700 gr niseshte,
* 1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,
* 1/2 kg gjalpë.

Sherbeti:

* 2 kg sheqer,
* 1 lit ujë,
* lëngu i ½ limonit,
* 1 sheqer vanileje.

Përgatitja:

Tunden vezët me pirun, shtohet vaji dhe qumështi. Në masën e përzier mirë, shtohet mielli pak nga pak dhe zihet një brumë i butë. Brumi ndahet në 10 pjesë, e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha, gjithsej 50 toptha. Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën. Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe. Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura, atëherë petët e holluara vihen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë. Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve, vihen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj. Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vihen mbi arra. Pritet në formë delimash.

Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role, atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleç, paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët, poshtë dhe lartë. I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë, duke e palosur pjesën e lartë përmbi.

Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170 gradë C për t’u pjekur dalëngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër. Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim, ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe brenda.

Sherbeti:Vlohet uji me sheqer,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vaniljeje. Pasi të largohet sherbeti nga zjarri, shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë dhe me sherbet të valë, përvëlohet bakllava e ftohur. Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.

Perberesit:

• 150 gr. miell
• 150 gr. niseshte
• esence limoni
• 1 kupe kos
• 50gr sheqer me vanilje
• 200 gr. sheqer pluhur
• maja
• 3 veze
• pak kripe

Pergatitja:

Vensoni te gjithe perberesit ne mikser, dhe perzjejini per 5 deri ne 7 minuta: duhet te formohet nje perberje e bute dhe gjysem e lenget. Lyeni me gjalp disa forma hidhni ne to perberjen dhe lerini ne furre per 30-35 minuta.


Perberesit per kater persona:

- 400 gr luleshtrydhe,
- 250 gr gjize e embel,
- 1 luge kanelle,
- 2 molle,
- 4 luge qumesht,
- 2 veze,
- 40 gr sheqer,
- 2 kivi,
- 1 banane,
- 1 gote brandy.

Pergatitja:

Pritni ne feta bananen, luleshtryshet dhe kivit. Perzieni me force sheqerin me te verdhat e vezeve duke marre nje perberje solide, te bute; shtoni kanellen dhe brandyn. Pritni mollet e qeruara ne pjese te vogla dhe perzjejini me gjizen dhe qumeshtin. Bashkoni dy perzjerjet me njera -tjetren duke i shtuar te bardhat e vezeve. Shprendajeni masen neper kupa duke i vendosur siper copat e frutave dhe vendosini ne frigorifer per 30 minuta para se ti servirni.

Përbërësit:

* 160 gr gjalpë
* 150 gr sheqer
* 260 gr miell
* Esence vanilje
* 150 ml qumësht
* 1 komposto qershi pa lëng, ose qershi të freskëta – i hiqen farat.

Mënyra e përgatitjes:

Përzihen shumë mirë sheqeri, esenca e vaniljes dhe gjalpi. Shtohet qumështi dhe mielli. Kompozicioni derdhet në një tavë të vogël, e cila është e mbuluar me letër për pjekje (nqs nuk keni letër të tillë lyejeni tavën me vaj dhe miell). Sipër vendosen kokrrat e qershisë. Tava lihet 35 minuta në furrë./recetakuzhine/
SHKODRAONLINE1 JU URON GATIM TE MBARE !!
shkodraonline1
testing
kembimi valutor
mp3 music
muzike e zgjellur by shkodraonline1
shkodraonline 1 ju deshiron argetim te pafund!!
love test

zgjille radion
dub techno radio
Site friends
  • Create a free website
  • Online Desktop
  • Free Online Games
  • Video Tutorials
  • All HTML Tags
  • Browser Kits
  • ...
    Section categories
    videoklipe shqiptare [0]
    live score [1]
    rezultate direkte